Shërbim Zyre, Kontabilitet dhe llogaritje e pagave
Logo; Firmenlogo; MM; MM Büromanagement;
     DE           AL
Go to content
Kontakt

MM Büromanagement
Fasanenstr. 46
74199 Untergruppenbach

07131 1330732 - 100
07131 1330732 - 101
01525 3893980
info@büromanagement.de
Tel:
Fax:
Mobil:
E-Mail:
www.mm-büromanagement.de

Shërbime

  • Përpunimi i E-mail-ve dhe Postës    
    Ne pranojmë Postën Tuaj për Ju. Nëse janë letra tradicionale apo E-maile, letrat do të digitalizohen, përpunohen më tej dhe arkivohen.

  • Llogaritja e pagave

  • Dosjet krijohen dhe menaxhohen në mënyrë digjitale    
    Info Ne krijojmë dosjet e punonjësve për Ju, i menaxhojmë dhe i mirëmbajmë ato në mënyrë që të jenë gjithmonë në gjendje të përditësuara dhe të plota në mënyrë digjitale.

  • Specializuar në fushën e Ndërtimtarisë

  • Informacionet mbi paga do të dërgohen automatikisht te institucionet përgjegjëse    
    Info Pa dallim nëse është për Kasat e sigurimeve shoqërore, tatime apo çdo institucion tjetër të nevojshëm, të gjitha informatat rreth pagës do të dërgohen tek institucionet përgjegjëse dhe pagesat e nevojshme do të gjenerohen automatikisht, kështu që Ju nuk do të keni nevojë të bëni ndonjë veprim tjetër.

  • Fletëpagesat do t'u dërgohen automatikisht Punonjësve    
    Info Ne dërgojmë Fletëpagesat elektronikisht tek Punonjësit Tuaj, të koduara dhe të mbrojtura nga një fjalëkalim.

  • Kontabilitet

  • Dokumentet dhe Faturat krijohen në formë digjitale    
    Info Ne ju përgatisim Fatura dhe Lista dërgesash.

  • Faturat do të dërgohen për Ju

  • Menaxhimi i Rikujtimeve    
    Info Nëse Ju nuk keni pranuar pagesa, ne do t'iu dërgojmë klientëve tuaj Rikujtime dhe Rinjoftime për ato pagesa .

  • Kontabiliteti financiar

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave    
    Info Ne ruajmë të dhënat Tuaja në formë optimale. Bazat e të dhënave verifikohen rregullisht dhe mbahen gjithmonë të rifreskuara me të dhënat më të fundit. Arkivimi është i plotë dhe i garantuar për t'u përdorur në revizion.

  • Lidhja me DATEV - Transferimi i të dhënave me Këshilltarin Tuaj për Tatime    
    Info Sistemet tona disponojnë për lidhje DATEV, duke siguruar një shkëmbim të pa penguar të të dhënave me Këshilltarin Tuaj për Tatime.

  • Krahasim falas i Sigurimeve për Kompani dhe Individ privat    
    Info Ne i krahasojmë për Ju raportin midis çmimit dhe cilësisë së sigurimeve Tuaja.

Mbrojtja për Kompanitë Këtu mund të gjeni një pasqyrë të mbrojtjeve për Kompanitë.


Varësisht nga situata Juaj aktuale, mund të jetë e rekomandueshme që të përmbyllni një ose dy mbrojtje të tjera. Këto në raste të caktuara mund t'ju ndihmojnë të shmangni situata të vështira financiare ose madje falimentimin. Me kënaqësi do t'iu konsultojmë dhe do të identifikojmë së bashku me Ju nevojat Tuaja.

Nëse tashmë jeni i mbrojtur, pyetja që shfaqet është nëse iu jepen shërbimet e nevojshme për një çmim të arsyeshëm?
Ne krahasojmë raportin midis çmimit dhe cilësisë së mbrojtjeve tuaja ekzistuese dhe ju ofrojmë produktet më të mira në Treg.

!!!Konsultimi ofrohet falas për Ju!!!




Betriebs-HP
Përgjegjësi e biznesit    
Shembuj të dëmeve

  • Gjatë ngjyrosjes së Shtëpisë/Banesës, vitrina e një Klienti shkëputet dhe thyhet. Sigurimi i përgjegjësisë së biznesit do të paguajë dëmin dhe do të mbulojë shpenzimet e shkaktuara.

  • Një Mysafir pëson një helmim ushqimor në një Restaurant. Sigurimi i përgjegjësisë të Biznesit i mbulon kostot e trajtimit dhe dëmet shëndetësore.

  • Një Klient rrëshqet në zyrën e sapo pastruar dhe pëson disa thyerje. Sigurimi i përgjegjësisë së Biznesit mbulon koston e trajtimit dhe humbjet e pësuara në fitim të Klientit.
 shumë e rëndësishme 

Sigurimi i përgjegjësisë së Biznesit është një nga mjetet më të rëndësishme të mbrojtjes për Kompanitë, Bizneset e pavarura dhe Profesionistët e lirë. Ashtu si në sektorin privat, edhe Bizneset duhet të paguajnë për dëmet totale që shkaktohen nga Pronari ose Punonjësit. Sigurimi i përgjegjësisë së Biznesit mbulon dëme personale, materiale ose financiare dhe mbron kundër pretendimeve të pabaza.








Përmbajtja e biznesit
Përmbajtja e Biznesit    
Shembuj të dëmeve

  • Një qark i shkurtë elektrik shkakton një zjarr në një Zyrë. Sigurimi i përmbajtjes së Biznesit mbulon kostot e shkaktuara.

  • Një shpërthim nga uji dëmton orenditë e një Hoteli. Sigurimi i përmbajtjes së Biznesit mbulon kostot e riblerje të tyre.

  • Në rastin e një grabitjeje në një dyqan mode, janë vjedhur mallrat dhe janë dëmtuar mobiljet. Sigurimi i përmbajtjes së Biznesit zëvendëson dëmet e shkaktuara.
 e rëndësishme 

Sigurimi i përmbajtjes së Biznesit është ekuivalenti i Biznesit për sigurimin e Banesës. Përveç pajisjeve të tashme të Biznesit, sigurohen edhe mallra dhe depozita të magazinuara. Në rast dëmtimi nga zjarri, eksplodimi, goditje nga vetëtima, grabitje, vandalizëm, ujësjellësi apo stuhia etj., siguruesi në përgjithësi zëvendëson vlerën e re të gjërave të siguruara ose bën pagesën për riparimin e tyre. Pa sigurimin e përmbajtjes së Biznesit, dëmet e tilla mund të shkaktojnë shpejtë falimentimin e Kompanisë së prekur.







Autoinhalt / Werkverkehr
Përmbajtja e Automjetit / Transporti i mallrave dhe pajisjeve    
Shembuj të dëmeve

  • Pas një dite pune, Tekniku i Personit të siguruar parkon mjetin e ngarkuar me mallra dhe vegla përpara banesës së tij në rrugë. Kur ai dëshiron të shkojë përsëri në punë ditën tjetër, mjeti është thyer dhe të gjitha mallrat janë vjedhur. Humbja e instrumenteve të rëndësishme të kontrollit dhe matjes çon në një dëm financiar prej 50,000 euro. Siguruesi e mbulon këtë dëm.

  • Shoferi i një Kamioni plotësisht të ngarkuar është përfshirë në një aksident në të cilin mjeti dhe ngarkesa e tërë me një vlerë prej 50,000 eurosh janë shkatërruar. Mjeti është i siguruar mirë. Por dëmi në mallrat, pjesët ndërruese ose veglat me vlerë të transportuara në mjet nuk mbulohet nga sigurimi i makinës. Sigurimi i përmbajtjes së automjetit iu mbron.
 e rëndësishme 

Për Kompanitë që transportojnë mallra dhe pajisje pune me mjete transporti të tyre dhe i mbajnë ato aty, sigurimi i mallrave është shumë i rëndësishëm. Në veçanti, për Kompanitë më të vogla, humbja e pajisjeve të punës mund të jetë në kundërshtim me ekzistencën e tyre. Nëse mallrat ose mjetet e punës ruhen edhe në vende të ndërtimit, si në kontejnerë ose dhoma, ky rrezik gjithashtu mund të sigurohet.








Firmenrechtsschutz
Mbrojtje ligjore për Kompani    
Shembuj të dëmeve

  • Një prej punonjësve Tuaj lëndohet në një aksident pune. Organizata e Sigurimeve të Punës mendon se Ju nuk keni respektuar rregullat e mbrojtjes dhe kërkon një kundërveprim nga Ju. Siguruesi merr përsipër shpenzimet gjyqësore.

  • Një nga Klientët Tuaj iu akuzon për abuzim me të dhënat e tij personale. Siguruesi merr përsipër shpenzimet gjyqësore.

  • Dogana ngritë akuzë për mospagesën e pretenduar të taksave para Gjykatës së Financave. Siguruesi merr përsipër shpenzimet gjyqësore.
 neutral 

Sigurimi i mbrojtjes ligjore për bizneset merr përsipër shpenzimet e gjyqeve dhe siguron barazi të shanseve në Gjykatë. Sigurimi i mbrojtjes ligjore për Firmë, përfshinë pronarin e Firmës si dhe të gjithë punonjësit e saj që kryejnë aktivitetet e tyre në zbatim të detyrave të tyre. Varësisht nga plani i zgjedhur dhe nga shtrirja e mbrojtjes, sigurimi i mbrojtjes ligjore për Firmën siguron mbrojtje për një shumëllojshmëri të çështjeve të ndryshme nëpër gjykatat më të ndryshme. Shumë Sigurues ofrojnë për Klientët e tyre një këshillim juridik falas në telefon. Këtu, shpenzimet janë të kthyera para se të fillojë një çështje ligjore.






KFZ-Flotte
Vargu i Automjeteve    
Shembuj të dëmeve

  • Një Kamion i Kompanisë gjatë kohës kur po mundohej të parkohej, godet një makinë të parkuar aty. Pronari tashmë po kërkon dëmet e shkaktuara nga Firma (Sigurimi i përgjegjësisë civile të Automjetit).

  • Si rezultat i një Stuhie të fortë me Breshër, 3 nga makinat e parkuara të Kompanisë u dëmtuan (Sigurimi i pjesshëm Kasko i Automjetit).

  • Në momentin e daljes nga një hyrje, shoferi i kamionit godet shtyllën kufizuese dhe shkakton njolla anash në Kamion (Sigurimi i plotë Kasko i Automjetit).
 neutral 

Sigurimi i Automjeteve ofron mbrojtje të plotë për të gjitha makinat e një Kompanie, në mënyrë që biznesi të vazhdojë edhe pas një aksidenti, një problemi me Automjetin ose pas një vjedhjeje. Sigurimi i përgjegjësisë civile të Automjetit është bazamenti. Në mënyrë opsionale, mund të shtohet sigurimi i pjesshëm Kasko ose sigurimi i plotë Kasko.








Cyberversicherung
Sigurimi i Kibernetikës    
Shembuj të dëmeve

  • Hakerët bllokojnë Serverin Tuaj për disa ditë, duke iu shkaktuar ulje të shitjeve.

  • Në sistemin Tuaj të menaxhimit të të dhënave në linjë, shënohen zhdukje të të dhënave të plota të Klientëve Tuaj. Kjo shkakton kosto për rindërtimin e të dhënave.

  • Një Laptop me të dhëna të ndjeshme të Klientëve vidhet gjatë një grabitjeje në Zyrën Tuaj. Kjo shkakton kosto për këshillimin ligjor, forenzikën, si dhe për shërbimet e monitorimit të kredisë.
 neutral 

Duke digitalizuar dhe ndërlidhur proceset e Biznesit, rreziqet për Kompaninë rriten. Sulmet e hakerëve dhe krimi kibernetik po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe Kompanitë e vogla dhe të mesme janë gjithnjë e më shpesh të prekura. Ato janë të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike, sabotazhit dhe humbjes së të dhënave. Pasojat financiare të krimit kibernetik mund të jenë shumë shpejtë në kërcënim të ekzistencës.








Unternehmens D&O
D&O të Kompanisë    
Shembuj të dëmeve

  • Duke u rinovuar një Kompani prodhuese me shpenzime tepër të larta dhe të pa balancuara, krijohet një boshllëk financiar që mund të rregullohet vetëm me shpenzime të mëdha shtesë. Për këto shpenzime shtesë, Drejtori përgjegjës i Kompanisë përballet personalisht me përgjegjësi.

  • Kryetari i një shoqate harron një mundësi për zgjatjen e Kontratës së qirasë për hapësirën e shoqatës me kushtet e mëparshme. Si rezultat, Dhuruesi i qirasë ngriti qiranë. Pas kësaj, shoqata vendosë të bëjë një denoncim gjyqësor ndaj Kryetarit për shpenzimet shtesë.

  • Menaxheri i një Firme blenë Harduer dhe Softuer, të cilat janë shumë të mëdha dhe tepër të shtrenjta. Përfituesit kërkojnë dëmshpërblim në një shumë të pakuptimtë të kostos së blerjes.
 neutral 

Sigurimi i Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve (D&O) për Kompani është një sigurim që bëhet nga kompania për të gjithë personat në udhëheqje. Nëse një dështim në detyrë, një gabim këshillimi, një afat i humbur ose diçka të ngjashme shkakton një dëmtim të pasurisë së Kompanisë (përgjegjësi brenda Kompanisë) ose tek pala e tretë (përgjegjësi jashtë Kompanisë), sigurimi mbulon dëmin. Kjo do të thotë që shuma e mbulimit të caktuar ndahet në mes të të gjithë personave të siguruar. Kështu, pasuria private e personave të siguruar është e mbrojtur nga kërkesat për dëmshpërblim.






Maschinenbruch fahrbar
Thyerje të makinerisë së lëvizshme    
Shembuj të dëmeve

  • Në mesnatë, persona të panjohur ndezin zjarr në brendësi të një Ekskavatori të parkuar në vendin e ndërtimit. Ai digjet plotësisht. Siguruesi kompenzon vlerën kohore prej 50,000 eurove.
 neutral 

Makineritë e ndërtimit janë në rreziqe të ndryshme në zonën e ndërtimit. Për të shmangur nevojën për shpenzime të shtrenjta për riparime ose blerje të re, është e nevojshme një sigurim makinerie.










Maschinenbruch stationär
Thyerje e makinerisë jolëvizëse    
Shembuj të dëmeve

  • Një Punëtor vendosë një pjesë materiali në një Qendër pune CNC. Para se të nisë makina, ai zgjedhë programin e gabuar të përpunimit. Kjo bën që koka e frezimit të futet drejtpërdrejt në pllakën e fiksimit dhe të thyhet. Gjithashtu, mbulesa e makinerisë dëmtohet. Sigurimi paguan dëmin në vlerë prej 50.000 eurosh. 5.000 euro janë vetëm për heqjen dhe rimontimin e makinerisë.
 neutral 

Për Kompanitë që përdorin makineri jolëvizëse, një sigurim për makineri të tilla është i pamohueshëm. Nëse një makineri ndalon në një prodhim dhe aktivitet përpunimi (p.sh. një mjet pune, mjet për shtypje ose prerje), kjo mund të ketë pasoja të gjëra. Sigurimi për makineri merr përsipër koston e nevojshme për riparimin në rast të dëmtimeve dhe në raste të caktuara, në rastin e një dëmtimi të plotë, edhe vlerën e re.








Elektronik (pauschal)
Elektronika    
Shembuj të dëmeve

  • Një grup i panjohur vjedhë në hapësirat e zyrave të siguruara, duke përfshirë Kompjuterë dhe pajisje elektronike të tjera.

  • Një punonjës derdhë një Kavanoz çaji mbi tastierën e një Laptopi. Si pasojë, ka një shkarkim elektrik.

  • Duke lënë hapur dritaren e përdhesës, shiu i fuqishëm shkakton një përmbytje që sjellë dëme të mëdha në serverë.
 opsionale 

Sigurimi elektronik ofron mbrojtje të plotë për pajisjet elektronike Tuaja. Ajo paraqet mbulim të rreziqeve të përgjithshme. Kjo do të thotë se të gjitha rreziqet janë të siguruara, përveç rasteve kur ato janë përjashtuar qartësisht në kushtet e kontratës.









Persönliche D&O
D&O personale    
Shembuj të dëmeve

  • Një Drejtor ekzekutiv nuk bëri një analizë personale dhe të nevojave zyrtare përpara se të marrë me qira hapësirat e zyrave, për shkak të së cilës rreth 500 metra katrorë të ndërtesës përfaqësuese nuk u përdorën në vitet pasuese. Drejtori ekzekutiv jep përgjegjësi personale për kostot që kaluan përtej nevojave të Firmës.

  • Një blerje e Kompanisë kryhet në një çmim të lartë blerjeje për shkak të një vlerësimi të dobët të duhur dhe të gatshëm.
 opsionale 

Sigurimi personal i Drejtorëve & Udhëheqësve (D&O) është një lloj sigurimi përgjegjësie që mbulon ekzekutivët, anëtarët e bordit drejtues, menaxherët dhe udhëheqësit e tjerë. Sigurimi shërben si mbrojtje për pasuritë personale dhe ndërhynë nëse të siguruarit duhet të paguajnë dëme si rezultat i shkeljes së detyrës.

Ndryshe nga sigurimi D&O për Kompanitë, shuma e sigurimit e caktuar në rast dëmi është në dispozicion të personit të siguruar vetëm dhe nuk duhet të ndahet. Siguruesi në rast dëmi merr përsipër si verifikimin e kërkesës për të drejtën në pagesë, ashtu edhe pagesën e dëmeve për kërkesat e drejta. Nëse paraqiten kërkesa të pa-të drejta, siguruesi i mbron ato në kuadër të mbrojtjes pasive të përfshirë në sigurim.




Kautionsversicherung
Sigurimi i garantive    
Shembuj të dëmeve

  • Një Tregtar që shtron pllaka merr detyrën për të vendosur të gjitha pllakat në dyqanet e një pallati të ri të ndërtuar me shtëpi të rreshtuara. Duke e ditur Punëdhënësi se ekzekutimi i detyrës do të kërkojë shumë kohë, dëshiron të sigurojë veten kundër një falimentimi të mundshëm të Tregtarit të pllakave përpara se të nënshkruhet marrëveshja. Ai kërkon që të jepet një garanci për ekzekutim në shumën prej 8% të vlerës së detyrës. Garancia e dhënë për ekzekutim do të merret nga sigurimi i garancive.
 opsionale 

Në shumë sektorë, siç është ndërtimi, ndërtimi i metaleve dhe çelikut, është e zakonshme që garancitë (të quajtura edhe avale) të përcaktohen gjatë dhënies së kontratave nga klientët. Shpeshherë ato janë kusht për dhënien e kontratës. Klientët mbrohen në këtë mënyrë nga rasti që një kontraktor nuk e përmbushë plotësisht kontratën (për shembull, për shkak të falimentimit) ose e përmbushë atë me probleme, si dhe nga shpenzimet e mundshme të shtuara. Garancia mund të merret në dorëzim nga një bankë ose një sigurues. Në shumicën e rasteve, është e rekomandueshme të nënshkruhet një sigurim garancie. Si alternativë ndaj avales bankare, kjo e rritë likuiditetin e Kompanisë dhe kufiri i kredisë (bankare) nuk ngarkohet pa nevojë.





Warentransport
Transporti i mallrave    
Shembuj të dëmeve

  • Punonjësi i një Shitësit të specializuar është i ngarkuar me dorëzimin e 50 pajisjeve elektronike të shtrenjta. Këto duhet të dorëzohen në Kamionin e Kompanisë. Për shkak të rrugës së gjatë të transportit, shoferi merr një pushim në stacionin e pushimit. Në kohën e pushimit, kamioni dhe përmbajtja e tij vidhen. Kamioni gjendet disa javë më vonë, por malli në vlerën prej 90,000 euro mbetet i humbur. Sigurimi i transportit paguan kërkesën.
 opsionale 

Per Biznese që transportojnë ose lejojnë transportimin e mallrave të tyre, mbrojtja kundër pasojave financiare në rast dëmi është e nevojshme. Mallra transporti, si për shembull mallra tregtare, produkte dhe pajisje pune, mund të mbrohen me një sigurim transporti të përshtatshëm.









Gebäudeversicherung
Sigurimi i Ndërtesave    
Shembuj të dëmeve

  • Një shkarkim elektrik në një llambë shkakton një zjarr në një ndërtesë zyresh dhe shkakton një dëm të konsiderueshëm. Pjesë të tarracës digjen plotësisht dhe duhet të zëvendësohen. Sigurimi i ndërtesave i mbulon të gjitha kostot e riparimit, zakonisht edhe dëmet ndjekëse si pasojë e ujit të përdorur për shuarjen e zjarrit.

  • Pas një stuhie të fuqishme, si pasojë ka ndodhur një dëm i rëndë në ndërtesë. Gjatë stuhisë, çatia e ndërtesës u zhvesh plotësisht dhe disa dritare u dëmtuan. Sigurimi i ndërtesës komerciale mbulon të gjitha kostot e punëve të pastrimit dhe rindërtimit të çatisë. Sigurimi i xhamave që është përfshirë mbulon riparimin e dritareve të dëmtuara.
 opsionale 

Sigurimi i ndërtesave paraqet një mbrojtje të rëndësishme për shumë Biznese. Janë të siguruara vetëm ndërtesat dhe gjërat që janë lidhur ngushtësisht me to. Nëse ka një dëm nga ndonjë nga rreziqet e siguruara, siç është zjarri, ujësjellësi ose stuhia / breshëri , siguruesi do të paguajë dëmin deri në shumën e siguruar të sigurimit. Pa një sigurim ndërtesash, këto lloj dëmesh mund të çojnë shpejtë në falimentin e Kompanisë së prekur.








Frachtführerhaftpflicht
Përgjegjësia e transportuesit    
Shembuj të dëmeve

  • Një Kamion ndodhet në një kolonë dhe duhet të ndalojë papritur. Si pasojë, i gjithë malli në mjetin e transportit preket rëndë. Nënklienti kërkon dorëzimin e menjëhershëm të një malli zëvendësues. Sigurimi i përgjegjësisë së transportuesit vjen për dëmet.
 opsionale 

Kush transporton mallra të palëve të treta, mbartë me vete një përgjegjësi të lartë. Në rast se gjatë transportit shkaktohet dëm, transportuesi është i detyruar ligjërisht të përgjigjet plotësisht. Për dëmet e veçanta, kjo mund të çojë shpejtë në falimentim financiar. Prandaj, në Industrinë e transportit, është e nevojshme marrja e një policë sigurimi për përgjegjësinë e transportuesit. Nëse për transportin e mallrave përdoren mjete me një peshë të lejuar totale prej më shumë se 3,5 ton, atëherë një sigurim i tillë është i detyrueshëm nga ligji.







Multilineabsicherung
Sigurimi i shumë linjave    
Shembuj të dëmeve

  • Në rastin e një vjedhjeje në një dyqan veshjesh, u vjedhën mallrat dhe mobiljet u dëmtuan. Sigurimi i përmbajtjes së Biznesit do të mbulojë dëmet e shkaktuara.

  • Një Klient rrëshqet në një Zyrë të sapo pastruar dhe thyen disa kocka në trup. Sigurimi i përgjegjësisë së Biznesit mbulon kostot e trajtimit dhe humbjet në fitim të klientit.

  • Një Klient i Juaj iu akuzon për abuzim me të dhënat e tij personale. Siguruesi mbulon kostot e procesit gjyqësor.
 opsionale 

Sigurimi i shumë linjave i Biznesit ofron mundësinë për të përfshirë të gjitha sigurimet e nevojshme për një Biznes (sigurimi i përmbajtjes së Biznesit, sigurimi i përgjegjësisë së Biznesit, sigurimi i drejtësisë së Firmave) në një policë. Përmes një Kontrate sigurimi, shumë lloje të ndryshme të sigurimeve mbulohen në një polisë sigurimi. Kjo lidh mbulesa të ndryshme të masave të mbrojtjes me shumë pak mundim administrativ.


×

Diese Seite befindet sich derzeit in Bearbeitung

FAQs

Një shërbim i Zyrës është një ofrues shërbimesh administrative që kryen punë zyre për Ju (Kompaninë Tuaj).

Një shërbim Zyre është krijuar për t'iu ndihmuar në ditët tuaja të punës, për t'iu ndihmuar në detyrat zyrtare dhe për t'iu ndihmuar të ndiheni më të lehtësuar dhe të mund të përqëndroheni në detyrat kryesore dhe të rrisni efikasitetin Tuaj.

Duke i dhënë detyrat administrative një Ofruesi shërbimesh të jashtëm, Ju jo vetëm që mund të kurseni kohë, por edhe kostot për Zyrën dhe materialet e nevojshme për Zyrën Tuaj gjithashtu. Përveç kësaj, Ju kurseni edhe koston për personelin dhe kështu humbet një prej blloqeve më të mëdha të shpenzimeve për Ju.


Shumë njerëz frikësohen të nisin një Biznes të tyre. Kjo frikë ka shpeshherë burimin në shtimin e burokracisë së sotme, e cila po rritet çdo vit e më shumë. Me një Ofrues shërbimi të jashtëm, Ju shmangni të rënit në kurthe të tilla.

- Shërbim Zyre

- Kontabilitet financiar

- Llogaritja e Pagave të punonjësve

- Krahasimi i mbrojtjeve private

- Krahasimi i mbrojtjeve të biznesit

Në një ndërmarrje me 10 punonjës, kostot llogariten për muajin e parë si më poshtë.


Kostot e një herëshme

Regjistrimi i kompanisë = 25,-€

Regjistrimi i punëtorëvë (10x25,-€) = 250,-€

Shuma = 275,-€

+

Kostot e vazhdueshme

Llogaritja e pagavë (10x25,-€) = 250,-€

Shuma e muajit të parë = 525,-€


Pasi fillon muaji i dytë, kostot qëndrueshme janë 250,-€ në muaj.

Një mbrojtje për Biznesin ju parandalon nga humbjet financiare ose madje edhe nga falimentimi.
Gjithashtu, mund të sigurohet dëmtimi ose humbja e ndërtesave, pajisjeve të punës dhe mallrave.

- Persona privat

- Start-up dhe Themeluesit e një Kompanie

- Biznese të vogla

- Biznese të mesme

07131 1330732 - 100
07131 1330732 - 101
01525 3893980
info@mm-bueromanagement.de
Tel:
Fax:
Mobil:
E-Mail
Kontakt

MM Büromanagement
Fasanenstr. 46
74199 Untergruppenbach
www.mm-bueromanagement.de
Back to content